E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kapja e 400 kg kokainë/ Çuçi: Një tjetër dëshmi e suksesit të luftës kundër trafikut të drogës

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e quan operacionin që çoi në kapjen e kamionit me 400 kg kokainë, një tjetër dëshmi të suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi shprehet se ky operacion tregon besimin e partnerëve tek policia shqiptare.

 

“Goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt”, deklaron Çuçi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë