Policia e Krujës ka ndaluar një shtetas I cili ishte dënuar në mungesë për trafik në fushën e lëndeve narkotike.

 

Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit me iniciale M. M., 62 vjeç, banues në Qerekë, Krujë.

 

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2017, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *