E shtunë, 24 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapet hashash në Elbasan e Tropojë

Forcat policore sekuestruan këtë të premte rreth 21 kilogram lëndë narkotike. Në Elbasan, tre persona u arrestuan, pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjet 6 kg kanabis sativa. Të prangosurit janë: Pëllumb Velija, Jemin Kaçuli dhe Albian Çakalli. Edhe në Tropojë, policia ka sekuestruar 15 kilogram hashash, të fshehur në një pusetë uji në aksin rrugor Qafë Morinë – Viçidol. Droga ishte e ndarë në tre thasë, por deri tani policia nuk ka bërë të mundur identifikimin e personave qe dispononin këtë sasi lënde narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë