Subscribe

1.3 tonë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e tiranes gjate dy operacioneve antidroge mbrëmjen e se premtes. Drejtori i policisë se tiranes Ardi Veliu deklaroi se  6 persona  janë vene ne pranga si dhe janë shpallur ne kërkim tre te tjerë.

 

Sipas policisë personat janë kapur ne flagrance ne orët e mbrëmjes pranë “Unazës së Re” dhe ne rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

 

Pas informacioneve ne rruge operative, policia ka organizuar operacionin rreth orës 21.30 te mbrëmjes. Mjeti me te cilin lëviznin personat e dyshuar nuk i ka ndaluar thirrjes se policisë por ka vazhduar duke çuar me shpejtësi derisa është përplasur.

 

 

Materialet për këtë çështje do ti kalojnë Prokurorisë së Tiranës. Ndaj të ndaluarve rendon akuza e prodhimit dhe shitjes se lendes narkotike, shkelje te rregullave te qarkullimit dhe  mosbindje ndaj urdhrit te policisë. Ndërsa ne operacionin e dytë janë arrestuar Hasan Sula dhe bashkëshortja e tij Merita Sula, si dhe janë shpallur  dy djem,te e tyre, pasi rezultoi se një sasi e madhe droge e kapur ne tirane janë marre prej tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *