Kronikë
Kapen hajdutët e floririt në Vlorë/ Sendet e çmuara dhe bizhuteritë, me vlerë rreth 150 mijë euro

Dy persona janë arrestuar paraditen e sotme nga policia e Vlorës, pasi akuzohen se kanë vjedhur bizhuteri me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Reklamë
Një muaj më parë, Sotiraq Golemaj dhe Ylli Gerra, në bashkëpunim me Luan Hoxhën, kishin grabitur florinj dhe sende të çmuara në shtëpinë e një argjendari në Vlorë.
Reklamë
Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin në rreth 150 000 euro.
Ndërkohë, agjentët sekuestruan mallin e vjedhur si dhe dy automjetet që dyshohet se janë përdorur për grabitjen.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




