E mërkurë, 21 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kaosi në Kuvend/ PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

Është shtyrë mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të shqyrtonte përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike pas kaosit të ditës së djeshme në Parlament.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se mbledhja do të mbahet ditën e martë, në orën 10:00.

Reklamë

Deputetët e PD-së kërkuan të njihen me provat filmike dhe për këtë arsye u shty mbledhja e Sekretariatit të Etikës.

Rrjedhimisht deputetët e opozitës mund të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë