Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz.
Bashkim Domi, u kap në flagrance. Ai kanosi bashkëshorten dhe fëmijët se do t’i digjte me benzinë dhe më pasi i vuri zjarrin banesës.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç.
Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv





