E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kanabis i fshehur në bidona qumështi, pranga të riut në Lushnjë

Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim në kuadër të dy operacioneve antidrogë të koduar “Shtegtimi”  në Lushnjë dhe Fier.

Fillimisht u arrestua  në flagrancë shtetasi N. Ç., 28 vjeç, banues në Bulqizë. Gjatë kontrollit në fshatin Savër, Lushnjë, në një ambient të marrë me qira nga këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 65 kg cannabis sativa.

Reklamë

Për këtë rast po punohet gjithashtu edhe për kapjen e shtetasit B. O., 45 vjeç, banues në Bulqizë.

 

Ndërkohe u ndalua shtetasi E. V., 49 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi është autori i dyshuar i tentativës së kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Fermë Çlirim, Fier.

Vazhdo të lexosh

Reklamë