Një 26-vjeçar është plagosur me thikë në një kalçeto në Kamëz.

I riu u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Policia vuri ne pranga autorin e ngjarjes, nje 17 vjecar nga Kamza.

Konflikti dyshohet se ka qenë i çastit.

I plagosuri ka pësuar dëme të konsiderueshme nga thika.

 

Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. C., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në një kalçeto në Kamzë, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Sh. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *