Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të...

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi...

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen...

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së në...

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe një tjetër...

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1 vit burg...

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht për mbrojtjen...

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që...

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

1 Qershor 15:11

Në një atmosferë festive dhe plot ngjyra, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, organizuan sot një festë të madhe për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

Me temën simbolike “Kam në zemër shqiptarinë”, festa mblodhi fëmijë nga Prizreni, Drenasi, Ulqini, Tuzi, Tetova, si dhe nga komunitetet shqiptare në Gjermani, Itali dhe Greqi. Në qendër të aktivitetit ishin këngët, recitimet, shfaqjet teatrale dhe performancat artistike që përcollën kulturën dhe trashëgiminë shqiptare.

Presidenti Begaj falënderoi fëmijët për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar:
“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm. Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Uroj që çdo fëmijë të ketë çdo të mirë në jetën e tij dhe shumë suksese, veçanërisht fëmijët që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë. Një përqafim për të gjithë!”

Zonja e Parë, Armanda Begaj, uroi mirëseardhjen e fëmijëve duke theksuar lidhjen shpirtërore që i bashkon të gjithë shqiptarët:
“Këtë vit, kjo lëndinë është e mbushur me gëzimin e fëmijëve që vijnë nga treva të ndryshme shqiptare. Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip! Ju ftoj ta doni gjuhën tuaj, shqipen tonë të bukur, dhe ta trashëgoni me krenari.”

Në përfundim të festës, Zonja Begaj ftoi fëmijët të lëshonin tullumbacet drejt qiellit, bashkë me ëndrrat dhe dëshirat e tyre, në një moment simbolik që i dha një tjetër ngjyrim emocioni ditës.

Aktiviteti përfshiu një sërë shfaqjesh artistike, lojëra argëtuese dhe performanca të përgatitura nga vetë fëmijët e diasporës me temën “Shqipërinë e kam në zemër”, duke e bërë këtë 1 Qershor një ditë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
1 qershori Bajram Begaj Presidenti

Nga e njëjta kategori

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri e sulmon brutalisht, e godet me grushte dhe shkelma

më shumë...

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së Tiranës nis bojkotin

më shumë...

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen me Mohamed Salah

më shumë...

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas...

10:47

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së...

10:42

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi...

10:35

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi...

10:28

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të...

10:18

“Sa merr një kinez, nuk marrin 10...

10:18

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe...

10:16

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon...

10:03

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1...

9:59

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht...

9:52

Një javë nga helmimi i banorëve në...

9:42

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

9:28

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

9:04

Bajram Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës,...

8:56

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është...

8:43

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

8:28

Sot nis sesioni parlamentar, pritet protestë përpara...

8:21

“Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të...

7:49

Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari,...

7:11

Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda

Më të klikuarat

  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari, plagos...
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 70-vjeçari në p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.