Pas deklaratës së mjekëve, edhe kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzës së kryedemokratit Lulzim Basha, ku pretendon se autoritetet kanë fshehur numrin e saktë të viktimave nga COVID.

Sipas Ramës, kjo akuzë cenon në mënyrë direkte integritetin moral e profesional të mjekëve që ndodhen në luftën kundër virusit.

“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”

Kreu i qeverisë shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e tij shefes s Infektivit, Najada Çomo dhe të gjithë mjekëve.

“Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *