Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka reaguar pasi Partia Demokratike paditi në SPAK deputetët e PD, që iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli ironizon Bashën, ndërsa shkruan se “Lulzim Basha, në emër të popullit duhej t’i dënonte me vdekje, pushkatim apo varje në litar sipas traditës.”

 

“Vetëm sot më zhgënjeu!

Lb, i shkarkuar nga rreth 5000 mijë delegatë të PD, paska kallëzuar në SPAK disa deputetë demokratë, që iu bashkuan Kuvendit Kombëtar të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në fakt për të gjithë ata që ende mund të çuditen me njeriun që nuk kishte asgjë të përbashket me PD, i them se vetëm sot më zhgënjeu .

Sot, LB , në emër të popullit duhej t’i dënonte me vdekje / pushkatim apo varje në litar sipas traditës.

Por në fakt as Ramiz Alia nuk e pengoi dot themelimin e PD.

Ramiz Alia nuk guxoi të dërgonte në polici apo hetuesi asnjë themelues të PD.

LB , ky dordolec nuk tremb askënd dhe nuk i hyn në punë më askujt.

Ai ka dy opsione: ose të rrije si Kryetar i këshillit të ndrikullave ( shiko foton) ose të hyjë edhe de jure në qeveri .( se de fakto ka vite që është).”-shkruan Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *