E hënë, 12 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kaja Kallas: BE pritet të hartojë listën e kushteve ndaj Rusisë

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, do të propozojë hartimin e një liste me kushtet që Evropa do t’i vendosë Rusisë në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

“Që të gjithë rreth tryezës, përfshirë rusët dhe amerikanët, duhet ta kuptojnë se është e domosdoshme që evropianët të jenë të një mendjeje për të pasur një marrëveshje paqeje”, deklaroi Kallas para një grupi gazetarësh të agjencive të lajmeve në Bruksel.

Reklamë

Ajo theksoi se edhe Bashkimi Evropian ka kushtet e veta.

“Ne kemi gjithashtu kushte dhe ato duhet t’ua vendosim rusëve, jo ukrainasve, të cilët tashmë janë nën një presion të jashtëzakonshëm”, u shpreh Kallas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë