Ka shpresë! SHBA nis testimin e vaksinës kundër koronavirusit

Shkencëtarët testuan të hënën vaksinën e parë eksperimentale të koronavirusit tek njerëzit vullnetarë. Prova e parë u bë tek Jennifer Haller, 43 vjeç.
“Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua të bëj diçka”, tha Haller për mediat e huaja.
45 vullnetarë do të vaksinohen për të provuar nëse vaksina ka efekte anësore apo është gjetur kura kundër koronavirusit.
Dyzet e pesë vullnetarë pritet të marrin pjesë në studimin e nevojshëm për të provuar se vaksina, e cila merna emrin mRNA-1273, është e sigurt dhe mund të funksionojë.
Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se studimi i ri, i nisur me shpejtësi rekord, është një hap i parë i rëndësishëm për të arritur qëllimin: mposhtjen e koronavirusit. Ai theksoi se edhe nëse vaksina do të jetë e suksesshme, nuk do të jetë në dispozicion për përodrim të gjerë për disa muaj.




