Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët e Lushnjës të votojnë Elton Banon dhe koalicionin “Shtëpia e lirisë” në 6 mars. Gjatë një takimi në Bubullimë, Berisha u bëri apel qytetarëve të mos ngatërrohen nga logoja, duke ironizuar Lulzim Bashën, i cili ende nuk ka dalë të prezantojë kandidatët e tij.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYETAR I PD

“Tani eshte zhdukur, nuk del. Se ka frike se e gjuajne me veze e gjuajne me domate se u hodhi gaz demokrateve ndaj u them qytetareve te lushnjes asnje vote per bashen, se eshte vote qe i rrembehet partise demokratike. “

 

Nga ana tjetër Berisha akuzoi qeverinë Rama për korrupsion dhe braktisje të fermerëve, duke theksuar se 6 marsi është më i rëndësishëm se një proces zgjedhjesh lokale.

 

“Keto zgjedhje jane lokale por kane rendesi kombetare. Ne kemi nisur nje revolucion per te rrezuar narkoshtetin.”

 

Pas Bubullimës, Berisha së bashku me kandidatin Elton Bano takoi edhe banorët e Çukas, në njësinë administrative Allkaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *