Juristi Plarent Ndreca e sheh një proces normal ecurinë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, vendim që është shtyrë sot nga Gjykata Kushtetuese.

 

Në një lidhje skype në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ndreca u pyet nga gazetari Roland Zili nëse ishte e drejtë kërkesa e Presidenti për përjashtimin e disa gjyqtarëve për konflikt interesi.

 

“Për sa kohë është rrëzuar, ka qenë e pambështetur, dhe është një pretendim që është bërë për të deligjitimuar në sytë e publikut vendimmarrjen e nesërme të Gjykatën Kushtetuese…E shikoj një proces normal nga pikëpamja procedurale. Gjykata Kushtetuese po bën një hetim të plotë gjyqësor. Sa iu përket akuzave, nuk shoh akuzë nga pala përfaqësuese e Kuvendit, shoh një reagim joligjor. Komentet e tipit partiak nuk janë në kostumin që duhet të ketë si institucioni i Presidentit, ashtu dhe përfaqësuesit e tij. Kuvendi ka kompetencën për të hetuar Presidentin e Republikës, i vetëm institucion në Republikën e Shqipërisë që mund të vendosë shkarkimin e Presidentit dhe është Gjykata Kushtetuese ajo që vlerëson përfundimisht.”

 

Shkarkimi i Presidentit për opinionet e tij, sipas juristi, “duhet të prodhojë një precedent, në mënyrë që asnjë President tjetër mos të bëjë më opinione jashtë kufizimeve që Kushtetuta ka vendosur.”

 

“Presidenti duhet të jetë i kujdesshëm si në dekretimin e akteve, si në ushtrimin e funksioneve të tij, në mënyrën si sillet, si flet”, shtoi Ndreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *