E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Jurgen Kurti u ekzekutua afër shtëpisë, biznesmeni i akuzuar për dy vrasje

Jurgen kurti u qëllua per vdekje me arme zjarri ne rrugen “Zef Jubani” rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës.

 

Reklamë

26 vjeçari ishte duke lëvizur në këmbë pranë zonës ku banonte dhe dyshohet se u zu në pritë nga një person që e qëlloi në befasi me pistoletë.

 

Agjentet e krimeve kundër jetës që mbërritën në vendngjarje nisen menjëherë hetimet ndërsa viktima nuk është një emer i panjohur për policinë.

 

Në vitin 2016 Jurgen Kurti është arrestuar si i përfshirë në vrasjen e babait të tij por më pas u lirua pasi krimin e mori përsipër daja i tij.

 

Një vit më vonë, në 2017, Jurgen Kurti përfshihet në një ngjarje tjetër të rëndë, këtë herë ne qytetin e Durrësit në dhunimin me pasoje vdekjen të 58 vjeçarit Agim Arapi për një konflikt qiraje.

 

Edhe për këtë ngjarje 26 vjeçari ishte i dyshuar si i përfshirë por u dënua për vrasje nga pakujdesia vetëm vjehrri i tij.

 

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë së bizneneseve në zonën ku ndodhi ngjarja për të hedhur dritë mbi dinamikën e vrasjes. Për momentin nuk dihet nëse ekzekutimi ka lidhje me ngjarjet e kaluara ku 26 vjeçari ka qenë i përfshire apo ka lidhje me ndonje konflikt të mëvonshëm.

 

Jurgen Kurti njihej si biznesmen dhe bënte jete luksoze që e ekspozonte edhe në mediat sociale.

 

 

Më shumë video

Reklamë