Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka treguar se të infektuarit me koronavirus në Infektiv po trajtohen me mundësitë më të fundit terapeutike të mjekimit të të gjitha formave klinike të Covid-19, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve.

 

Në një postim në “Facebook”, Kalo ka publikuar edhe një foto me mjekë të tjerë të cilët po punojnë intensivisht me pacientët, teksa theksoi se nuk mungojnë mjetet për t’iu shërbyer.

 

 

“15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUK na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUK na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!”

 

Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje të thellë kundrejt përkushtimit dhe profesionalizmit të mjekëve dhe infermierëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *