Vendi
Jonaid Myzyrit i komunikohet akuza, kreu i Prokurimeve Publike paraqitet në SPAK

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri është zyrtarisht nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera.
Pak ditë më parë ai u mor i pandehur nga SPAK, në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.
Reklamë
Hetimet kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, ai ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.
Në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në komisionin e prokurimeve publike.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




