E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Sport

Jo vetëm Jota, edhe vëllai i tij luante futboll! Dy vite më parë ishte shok skuadre me sulmuesin e Partizanit

Ndarja nga jeta e futbollistit të Liverpool, Diago Jota, dhe vëllait të tij Andre Silva në një aksident me makinë në Spanjë ishte një lajm i trishtë për botën e futbollit dhe për tifozët.

Mediat portugeze bëjnë me dije se Jota dhe vëllai i tij ishin nisur drejt portit të Santander për të udhëtuar më pas me traget drejt Britanisë, pasi ndërhyrja në mushkëri nuk e lejonte momentalisht të udhëtonte me avion.

Por jo vetëm Jota, edhe vëllai i tij ishte futbollist, pasi luante në ligën e dytë portugeze me Penafiel, aty ku dy sezone më parë ishte edhe shok skuadre me sulmuesin e Partizanit Xhuliano Skuka.

Reklamë

Së fundmi Skuka ka ndarë një foto në Story, me Andre Silvan, me mbishkrimin “RIP Brother”.

Në karrierën e tij, vëllai i Diogo Jotës kishte luajtur me të rinjtë e Portos, Gondomar, Ferreira, Famalicao, Boavista dhe së fundmi me ekipin e parë të Penafiel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë