Subscribe

Sistemi diellor me një yll dhe 7 planetë që u zbulua për publikun një ditë më parë nga NASA në të vërtetë është pikasur në maj të vitit 2016. Ky sistem diellor është 39 vjet dritë larg Tokës. Nga një studim sipërfaqësor u tha se planetët janë që të gjithë të jetueshëm, kanë pothuajse të njëjtën madhësi, dhe gazetarët i quajtën edhe “7 botët”. Po çfarë dimë deri më tani për këto planete?

 

Ky sistem diellor është i vogël krahasuar me tonin. Planetët e tij janë shumë afër njërit tjetrit dhe shumë afër diellit të tyre. Temperatura mesatare më e ulët e planetit më të largët nuk është më pak se -1 dhe temperatura më e lartë është diçka rreth temperaturës së vlimit të ujit.

 

Nëse hyjmë në detaje të tjera, do të zbulojmë se atje jeta për ne nuk është fushë me lule. Problemi i parë që hasim sapo shkojmë aty është fakti që të gjithë planetët gjatë gjithë kohës i drejtojnë yllit të tyre të njëjtën anë. Pra shpejtësia e rrotullimit të tyre rreth vetes është e njëjtë me shpejtësinë e rrotullimit rreth yllit. Për ne e vetmja zonë e jetueshme do të ishte ajo kufitare mes pjesës së ndriçuar dhe asaj të pandriçuar. Kjo nuk është 100% e sigurt, pasi nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri prej planetëve të ketë ndryshim këndi të boshtit të tyre, kjo do të thotë se boshti i planetit mund të formojë kënd me planin e orbitës së të tij. Nëse, sa më lart është e vërtetë, atëherë në asnjërin nga planetët nuk do të kishim këmbim të ditë-natës apo stinëve si në tokën tonë. Për shkak se njëra anë e planetëve është gjithnjë nga dielli dhe tjetra gjithnjë në errësirë, do të kishim edhe dy ekstreme temperaturash dhe përplasja e dy rrymave ajrore kaq ekstreme do të bënin që uraganet e tipit 5 në tokë janë të tipit 1 në këto plenete. Po ajo që mund të cilësohet e bukur është një tjetër gjë. Planetët janë shumë afër njëri-tjetrit, aq afër sa lëvizja nga njëri planet në tjetri për ne mund të jetë një shëtitje shumë e bukur. Diçka që as autorët e librave të fantashkencës nuk do ta kishin imagjinuar ndonjëherë. Nëse ka një jetë të zhvilluar atje, (jam i bindur se për këtë është duke u vëzhguar tani ky sistem) mund të kenë krijuar edhe një perandori ndërplanetare. Por në këtë shkrim nuk i shmangemi dot fakteve drithëruese. Problemet fillojnë që me yllin e këtij sistemi. Ai është një “yll xhuxh i kuq” (ylli xhuxh i kuq është një yll me aktivitet të ngadalshëm, me rrezatim të vogël dhe të vakët, ndriçimin e ka të spektrit të kuq që njihet ndryshe si infra i kuq). Kjo është një tjetër situatë që ne nuk e pëlqejmë. Syri ynë nuk e kap këtë ndriqim, ndaj nëse do të ishim aty mjedisi do na dukej i errët, bimët të zeza e kështu me radhë. Një botë e kuqërremtë me vetëm nuanca të së kuqes. Ne nuk e dimë nëse atje ka gjallesa, por nëse ka, ato duhet të jenë të zhvilluara për këtë lloj situate, ashtu sikurse gjarpërinjtë në tokë. Ndoshta atje jeta është e zhvilluar si jetë nëntokësore dhe nënujore.

 

Një tjetër ankth për ne do të ishte vetë dielli i këtij sistemi. Duke qënë një yll xhuxh që energjinë e tij e djeg ngadalë, për muaj të tërë ai mund të djegë fare pak nga “karburanti” i tij, që do të thotë se do të ishte më i ftohtë e nëse do ishte më i ftohte dielli, tani për planetët mendojeni vetë. Por këta lloj yjesh karakterizohet edhe nga e kundërta, herë pas herë ato bëhen shumë agresivë, duke nxjerrë në sipërfaqe rryma dhe copa të ngrohta sa të vinte në rrezik jetën në gjithë sistemin për shkak të afërsisë.

 

Orbitat e planetëve në fjalë janë në formë syri që do të thotë se kanë minimumi një ekstrem të largët ose maksimumi 2 të tillë, në bazë të kësaj vaijojnë edhe temperaturat. Planetët kanë orbitë të shkurtër, ata duket sikur lëvizin shumë shpejt rreth diellit të tyre. Planeti më i afërt e kryen orbitën e plotë për 1.51 ditë (rreth një ditë e gjysmë tokësore, mund të habiteni po viti në këtë planet është sa një ditë e gjysmë tokësore). Ndërsa planeti më i largët orbitimin e plotë rreth yllit e realizon për rreth 20 ditë tokësore. Me këtë shpejtësi lëvizëse kurrë nuk do të arrinim të shikonin diçka të qartë në qiell.

 

Pak a shumë nëse do ishim “emigrantë” në këtë sistem jeta jonë do ishte si mos më keq.

Përgatiti Saimir Kola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *