Japonezi Yoshinori Ohsumi është fituesi i çmimit “Nobel” ne Mjekësi. Ai u vlerësua per zbulimin e mekanizmit te Autofagise, qe u lejon qelizave te ripërtërihen, duke ricikluar pjesët e panevojshme. Ne kete mënyrë, qelizat mund te mbesin te shëndetshme. Keqfunksionim i këtij procesi thelbësor nga zhvillimi i fetusit deri ne plakje, mund te shkaktoje sëmundje si Kanceri, Diabeti, apo Parkinsoni. Fale kërkimeve te Ohsumit ka ndryshuar mënyra per te luftuar infeksionet dhe tumoret dhe është bere i mundur edhe kuptimi i disa proceseve fiziologjike, si përshtatja e trupit ndaj urisë.
Ohsumi ka lindur ne vitin 1945 ne Japoni. Ka kryer doktoraturen ne Tokio ne vitin 1974. Pas qëndrimi prej tre vitesh ne Universitetin Rockfeller ne Nju Jork, u rikthye ne Universitetin e Tokios, ku ngriti nje grup kërkimor. Nga viti 2009 jep mesim ne Institutin e teknologjisë ne kryeqytetin japonez. Ai i u vlerësua mes 270 shkencëtareve ne Institutin Karolinska ne Suedi dhe përfitoi 936 mije dollarë. Java e çmimeve Nobel do të vazhdojë me ndarjen e tyre në Fizikë, Kimi, Letërsi, Ekonomi dhe Nobelin per Paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *