E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ja oraret kur mund të tërhiqni pasaportat dhe kartat e identitetit

Qytetarët që kanë aplikuar për dokumente biometrike do të kenë mundësinë t’i tërheqin në fashat orare 08.00-16.00.

Këtë e bëri të ditur zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila shtoi se duhet të respektohen me rigorozitet masat.

“Prej dy javësh ka filluar shpërndarja e dokumenteve biometrike në të gjitha zyrat. Deri tani shpërndarja ka vijuar normalisht, qytetarët lajmërohen me një SMS për orarin që duhet të paraqiten për të marrë pasaportat dhe kartat e ID-ve. Por duhet të respektoni masat, maska, doreza dhe të ruajnë distancën në zyrat ku paraqiten. Gjatë dy javëve fasha e orarit ka qenë 08:00-14:00, ndërsa duke filluar nga sot fasha orare për tërheqjen e dokumenteve biometrike zgjatet, bëhet 08:00-16:00.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë