Kryeministri  Izraelit, Benjamin Netnjahu ka refuzuar të pranojë çdo skenar që parashikon formimin e një shteti të pavarur palestinez pas përfundimit të luftës.

Duke dalë kështu edhe kundër vullnetit të SHBA, ai tha se Izraeli duhet të marrë kontrollin e plotë të rripit të Gazës, në të ashtuquajturën një ditë pas luftës.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne nuk do të ndalemi deri në arritjen e plotë të fitores e cila nënkupton, shfarosjen e Hamasit, eliminimin e liderëve,  kthimin e pengjeve dhe çarmatosjen e të gjithë Gazës nën kontrollin e plotë të Izraelit.  Këto janë kushtet e thjeshta për një ditë pas luftës. Izraeli duhet të marrë  kontrollin e sigurisë mbi të gjithë territorin deri në perëndim të lumit Jordan”, tha Netnjahu.

Në një dalje për media, Netanjahu tha se si kryeministër i Izraelit i duhet t’i thotë ‘Jo’ mikut të ngushtë SHBA, për hir të sigurisë së shtetit të tij.

Deklarata e tij nxiti reagimin e menjëhershëm të Shtëpisë së Bardhë. Zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby tha se presidenti amerikan Joe Biden nuk do të ndalojë së punuari drejt zgjidhjes me dy shtete.

SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë në kanë bërë thirrje të vazhdueshme , të shtuara në muajt e fundit, se konflikti Izrael Hamas duhet të zgjidhet me dy shtete.

Konflikti që u nis nga Hamasi më 7 tetor dhe vijon nga Izraeli prej më shumë se tre muajsh është bërë një nga më të përgjakshmit e kohëve moderne dhe ka lënë të paktën 26 mijë viktima./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *