E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli pretendon se ka vrarë dy anëtarë të tjerë të lartë të Hezbollahut

Mourners hold flags during the funeral of Hezbollah senior commander Ibrahim Qubaisi and Hezbollah commander Hussein Ezzedine, who were killed in Tuesday's Israeli strike on Beirut's southern suburbs, Lebanon September 25, 2024. REUTERS/Louisa Gouliamaki

Ushtria izraelite tha se sulmi ajror i së martës në Bejrut, i cili vrau Ibrahim Qubaisi, komandant i divizionit raketor të Hezbollahut, vrau gjithashtu zëvendësin e tij dhe një komandant tjetër të lartë të grupit.

Sulmi në kryeqytetin libanez vrau Abbas Sarafeddin, zëvendësin e Qubaishi, dhe Hussein Ezzedine, një komandant i lartë i divizionit të raketave, për të cilin ushtria izraelite tha se ishte afër liderit ushtarak të vrarë të Hezbollahut, Fuad Shukr.

Reklamë

Një sulm i veçantë, po atë ditë vrau një tjetër anëtar të lartë të divizionit raketor të Hezbollahut, shtoi deklarata ushtarake izraelite.

Armëpushimi

“Grupet izraelite u takuan dje, të enjten, për të diskutuar propozimet e SHBA për një armëpushim me Libanin dhe do të vazhdojnë bisedimet në ditët në vijim”, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se ai vlerëson përpjekjet e SHBA.

“Ekipet tona u takuan (të enjten, 26 shtator) për të diskutuar nismën amerikane dhe mënyrat për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për t’i kthyer njerëzit në shtëpi të sigurt. Ne do të vazhdojmë këto diskutime në ditët në

Ky njoftim i kryeministrit izraelit u bë pasi ministri i Jashtëm i qeverisë së tij, Israel Katz, vuri në dukje dje se nuk do të ketë armëpushim në kufirin verior të Izraelit, në një kohë kur Forcat Ajrore izraelite po kryejnë bombardimet më të rënda në dekada kundër pozicioneve të Hezbollahut.

Në njoftimin e kryeministrit izraelit nuk përmenden deklaratat e Katz-it apo politikanëve të tjerë izraelitë, të cilët gjithashtu kanë hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi me Hezbollahun, por theksohet se “shumë informacione të pasakta qarkullojnë për nismën e udhëhequr nga SHBA-të për një armëpushim”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë