Pas diagnostikimit të infermieres pediatre me covid19 në Lezhë, autoritetet kanë mbyllur qëndrën shëndetësore ku ajo ishte e punësuar. Po ashtu i gjithë personeli, është vetizoluar në banesa. 54-vjeçarja, gjatë këtyre ditëve ka pasur kontakte të vazhdueshme me stafin, duke rrezikuar perhapjen e metejshme te koronavirusit.

 

Masa drastike janë marrë dhe në Shkodër pas indentifikimit me koronavirus të oficerit të policisë gjyqësore.Të gjithë punonjësëve te prokurorisë u është kërkuar të vetizolohen deri më datën 30 mars, ndërsa të vetmit që do të paraqiten në punë do të jenë ata prokurorë që kanë çështje të rëndësishme për të shyrtuar si dhe sekretaret.

 

Ndëkohë në vetëkarantinim janë futur dhe të gjithë punonjësit e kadastrës së qytetit të Korçës. Vendimi u mor pas konstatimit me kornavirus të njërit prej familjarëve të një punonjësi.Por edhe pse Kadastra ka mbyllur dyert, puna në këtë institucion vijon onlinë nëpërmjet portalit e-albania.

 

Në karantinim kanë hyrë gjithashtu dhe 20 punonjës të pikës doganore të Tushemishtit. vetëizolimi  ka ardhur pasi njëri prej doganierëve të pikës kufitare të palës maqedonase ka rezultuar pozitiv me virusin covid19.Mesohet se deri më tani asnjëri prej doganierëve nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *