E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ivanka Trump e shkatërruar nga vdekja e nënës së saj: Ishte brilante, e jashtëzakonshme

Ivanka Trump ka reaguar e pikëlluar pas vdekjes së papritur të nënës së saj përmes një postimi në Instagram me foto nga fëmijëria e saj.

 

Reklamë

‘Jam e shkatërruar nga vdekja e nënës sime. Ishte brilante, pasionante dhe e jashtëzakonshme. Ajo ishte model i forcës, këmbënguljes dhe vendosmërisë në çdo veprim që ndërmerrte. Ajo e jetoi jetën në maksimum, duke mos humbur asnjë rast duke qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimin e saj do ta mbajë gjallë në zemrat tona’ ka shkruar vajza e ish-presidentit amerikan në Instagram.

 

Ishte vetë Donald Trump që njoftoi mbrëmë se ish-bashkëshortja e tij, ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë se Ivana ndërroi jetë në shtëpinë në saj në Nju Jork’ tha Donald Trump në një mesazh në platformen e mediave sociale Truth Social.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë