E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Iu refuzua azili në Spanjë, kthehen 26 shqiptarë/ Njëri prej tyre i kërkuar në Itali

Deportohen nga Spanja 26 shtetas shqiptar që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen apo që kishin kërkuar azil.

Gjatë intervistimit të tyre rezultoi se një nga personat kishte dhënë identitet të rremë në shtetin spanjoll, me emrin V. B.

Reklamë

Në fakt u zbulua se identiteti i vërtetë i tij, nuk ishte shtetasi V. B., por ishte në të vërtetë ishte shtetasi K. J., 50 vjeç, lindur dhe banues në Mifol, Vlorë.

Ai ishte person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Roma, i dyshuar për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

50 vjecari u arrestua me qëllim ekstradimi dhe Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimi e tij drejt Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë