Kanë kaluar 100 ditë qëkurëse qeveria kineze raportoi rastet e para me COVID-19 e më 11 mars Organizata Botërore e Dhëndetësisë e shpalli koronavirusin pandemi. Në të gjithë botën janë infektuar më shumë se 1.6 milionë njerëz dhe rreth 96 mijë pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Drejtori rajonal i OBSH për Europën, Hans Kluge i ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të mos nxitohen me shpalljen e fitores dhe të forcojnë masat e izolimit si dhe sistemin shëndetësor.

 

HANS HENRI KLUGE

KREU RAJONAL I OBSH PER EUROPEN

“Njohuritë që kemi deri tani për virusin covid 19 dhe disa shenja pozitive që shihen në vende të caktuara nuk përfaqësojnë fitoren por na japin më shumë mundësi për të vepruar. Jo dhe jo, nuk është ende koha që të lehtësohen masat kufizuese por të dyfishohen dhe trefishohen përpjekjet tona të përbashkëta me të gjithë mbështetjen e shoqërisë. I bëj thirrje të gjitha shteteve që të fokusohen në forcimin e sistemit shëndetësor, testimet dhe izolimin e rasteve.”

 

 

Në luftën me sëmundjen, Italia ka humbur më shumë jetë njerëzish duke numëruar 18 mijë e 279 të vdekur dhe më shumë se 143 mijë të infektuar.

 

Qeveria vendosi të shtyjë izolimin mbarëkombëtar deri më 3 maj. Kryeministri Xhuzepe Konte në një intervistë për BBC ka bërë të ditur se masat do të lehtësohen gradualisht.

 

GIUSEPPE CONTE

KRYEMINISTER I ITALISE

“Më kanë konfirmuar se kurba epidemiologjike është në rënie të qëndrueshme duke konsideruar uljen e nurmit  të të infetkuarve nga dita në ditë. Kemi besim se duke vazhduar kështu do të mundemi ta kalojmë fazën më akute por nuk mund të heqim dorë nga izolimi, ky hap duhet të vijë gradualisht. ”

 

Edhe Spanja, vendi i dytë në Europë më i goditur numëron më shumë se 15 mijë viktima dhe mbi 157 mijë të infektuar. Kryeministri Pedro Sanchez deklaroi se kulmi i shpërthimit ka kaluar por gjendja e emergjenës do të vijojë të paktën deri më 26 prill.

 

Britania e Madhe ka regjistruar bilance lufte gjatë kësaj jave. Në të gjithë vendin kanë humbur jetën rreth 8 mijë njerëz dhe më mbi 65 mijë janë mbartës të sëmundjes. Fatmirësisht kryeministri Boris Johnson, lideri i parë me covid 19, ka dalë nga terapia intensive dhe gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

 

Franca numëron më shumë se 12 mijë viktima dhe 118 mijë të infektuar ndërsa në Gjermani  mbi 118 mijë persona janë infektuar dhe 2607 kanë vdekur.

 

Edhe në vendet e tjera të Europës rastet janë shtuar ndërsa Suedia vijon të eksperimentojë duke mos aplikuar masat kufizuese të lëvizjes, shkollat qëndorjnë të hapura, kafenetë gjithashtu, edhe udhëtimet, ndërsa janë ndaluar vetëm grumbullimet me më shumë se 50 persona. 793 persona kanë humbur jetën dhe mbi 9 mijë janë infektuar me COVID-19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *