Subscribe

Kreu i Partise së Lirise Ilir Meta është shfaqur i qetë para gazetareve duke injoruar nismën ligjore të socialisteve për të larguar nga politika bashkëpunetoret e ish-sigurimit të Shtetit. Dhe pse Autoriteti i Dosjeve ka deklaruar se ish-Presidenti ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin, vete Ilir Meta ka theksuar se të gjithe e dinë fatin e nismave kundër tij.

 

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Ju e dini fatin e te gjitha nismave anti-Meta. Dhe me argeton kjo nisëm e re për arsye sepse jo vetëm që ndihmon dhe pershpejton rënien e lire te kryeministrit per të cuar drejt fundit të tij të merituar.”

 

 

Prej javesh Ilir Meta ka hedhur poshte çdo akuze të ngritur ndaj tij duke theksuar se kurrë nuk ka pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Dhe ne kete situate ai eshte fokusuar tek beteja kunder qeverise duke nisur nga denoncimi i nismes se qeverise per te dhene shtetesine shqiptare atyre qe investojne në Shqiperi.

 

“Kjo eshte nje nisem per te bere marreveshje me persona qe deshirojne te pastrojne para.”

 

Nga ana tjeter Meta ka hedhur alarmin per situaten ekonomike te vendit duke u fokuar tek borxhi. Sipas tij borxhi i jashtëm sot është 34% e borxhit total dhe cdo hua e re qe do te merret do te ndikohet nga rritja e normave të interesit .

Leave a Reply

Your email address will not be published.