E premte, 30 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-presidenti Biden i nënshtrohet operacionit për kancerin e lëkurës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është operuar së fundmi për të hequr qeliza kancerogjene nga lëkura dhe po shërohet mirë.

Procedura e kryer ishte Mohs, një ndërhyrje e zakonshme për trajtimin e formave më të zakonshme të kancerit të lëkurës. Kjo ndërhyrje vjen vetëm disa muaj pasi Biden, 82 vjeç, bëri të ditur në maj se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës në fazë metastatike. Sipas ekipit të tij mjekësor, sëmundja është agresive, por reaguese ndaj trajtimit me hormone.

Reklamë

Zëdhënësi i Biden nuk dha një koment të menjëhershëm për operacionin kur u pyet të enjten.

Biden kishte hequr një tjetër lezion të lëkurës gjatë një kontrolli rutinë në vitin 2023, kur ishte ende në detyrë si president. Ajo masë ishte identifikuar si kancer bazal i qelizave (basal cell carcinoma).

Reklamë

Gjatë presidencës së tij, gjendja fizike dhe mendore e Biden ishte shpesh në fokus të mediave dhe publikut. Ai e hoqi dorë papritur nga kandidatura për rizgjedhje në korrik 2024, pak javë pas një performance të dobët në debatin kundër Donald Trump, që shkaktoi shqetësim të gjerë në radhët e Partisë Demokratike.

Biden ishte personi më i moshuar që ishte zgjedhur ndonjëherë president në SHBA, pas fitores në vitin 2020. Ky rekord u tejkalua vitin e kaluar, kur Donald Trump, tani 79 vjeç, u rizgjodh president.

Që prej largimit nga detyra, Biden ka mbajtur një profil të ulët publik, duke u shfaqur rrallë. Në prill, ai mbajti një fjalim në mbrojtje të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, përballë propozimeve për shkurtime nga administrata e Trump.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë