E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ish kreu i rrugëve pyetet në SPAK, Dashamir Xhika është kallëzuar për tenderin e rrugës Tiranë – Elbasan

Për rreth 1 orë e gjysmë, ish- kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, për të dytën herë.

Pas daljes nga SPAK, Xhika deklaroi se ishte thirrur për një procedurë që ka lidhje me detyrën e tij si kreu i ARRSH në vitet 2013-2017.

Reklamë

Por ai mohoi të kishte dhënë shpjegime për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Ish- ministri i Transporteve dhe Energjitikës, Damian Gjinkuri e ka kallëzuar në SPAK Dashamir Xhikën, për tenderin e rrugën Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri deklaroi publikisht se ndërtimi i këtij aksi ishte planifikuar me 240 milionë euro e përfundoi me një kosto 400 milionë euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë