Ish-grupi i Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës ka reaguar pas dështimit të marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranë dhe firmës private për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

 

Në reagim thuhet pas 2 vitesh rezistencë të qytetarëve, bashkia dhe qeveria u detyruan të tërhiqen nga projekti që sipas tyre shkatërronte një monument kulture, siç është Teatri Kombëtar.

 

Ndër të tjera, ish-këshilltarët deklarojnë se shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, ndërsa risollën në kujtesë thirrjen e presidentit Ilir Meta për tubim më 2 mars.

 

“Qytetarë ia dolëm/ Sot, pas 2 viteve rezistencë qytetare të përditshme, artistët dhe komuniteti i Tiranës ia doli të detyrojë Bashkinë dhe qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi që shkatëronte një nga monumentet unike të kulturës sonë kombëtare dhe trashgimisë artistike. Grupi këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës në atë kohë, nuk pranoi të votonte asnjë vendim që i jepte oligarkëve truallin e Teatrit Kombëtar, duke u vendosur fuqimisht në anën e drejtë së bashku me artistët dhe qytetarët. Panvarsisht makinacioneve të panumërta asnjë këshilltar i LSI dhe Opozitës së bashkuar nuk votoi vendimet që kërkonin 3/5 e tjetërsimit të truallit dhe i hapnin rrugë grabitjes së pronës publike, duke u bërë një barrierë e pakalueshme e çdo paligjshmërie. Këshilltarët e LSI mbështën artistët deri në fund të mandatit të tyre, dhe do vazhdojnë ta bëjnë përsëri. Falë edhe këtij qëndrimi të këshilltarëve të Opozitës së Bashkuar, u arrit edhe kjo fitore e parë në mbrojtje të trashgimisë kulturore. Të bashkuar Shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, në 2 Mars do ia dalin të ndalin grabitjen e së ardhmes së tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *