Subscribe

Listës së emrave nga opozita që pritet te marrin mandatin I shtohet edhe një tjeter personazh jo pak I njohur.

 

Alban Zeneli që vjen nga listat e PD, madje ka qënë edhe deputet I kësaj force politike në zgjedhjet e kaluara, ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në KQZ duke pranuar në këtë mënyrë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Deri tani KQZ ka mandatuar 4 deputetët të rinj, Ylli Shehu Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, ndërsa pritet të miratojë këtë të hënë dhe 6 deputetë të tjerë.

 

Ndërkohe brenda opozitës përflitet që të ketë të tjerë emra që do të pranojnë të marrin mandatin përkundër vijës politike të PD-LSI, ashtu sic vepruan Lefter Koka, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *