E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ironizon Patozi: Lajme të mira sot, zgjedhjet nuk bëhen në verë se gjithë ajo vapë

Komenti i kreut të Bindjes Demokratike për diskutimet për reformën zgjedhore ishte i mbushur me ironi.

Reklamë

Astrit Patozi e vuri theksin veçanërisht tek kompromisi midis palëve për të ndryshuar periudhën kur qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit.

Reklamë

“LAJME TË MIRA SOT… Lajme shumë të mira sot. Paska ecur goxha përpara reforma. Zgjedhjet nuk do t’u bëkan më në verë, se është gjithë ajo vapë dhe nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia. Në vjeshtë, po që është tamam, se me këtë rast i shtyjmë edhe nja tre muaj të tjerë votimet, nga inati i Edi Ramës.”

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në një nga të dielat e periudhës 15 prill deri në 15 maj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë