Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 July 2026
Vizion fokus

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi...

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht dronë dhe...

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie nga lartësia...

Aksident i rëndë në Roterdam, përplasen dy tramvaje, të...

Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32 mijë hektarë...

Trump: Amerikanët nuk janë kundër luftës me Iranin

Nafta kapërcen 200 lekë, shqyrtohet rikthimi i Bordit të...

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA...

Berisha: Rama ka frikë nga protesta. Kreu i PD...

Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi i tyre...

Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vendos vija të kuqe për raketat

31 Janar 15:33

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka sinjalizuar gatishmëri për t’i rinisur bisedimet për çështje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, teksa ka vendosur linja të kuqe sa i përket programit të raketave të Teheranit.

Duke folur më 30 janar në Stamboll, Araqchi ka thënë se Teherani do të ishte gati për t’i rinisur bisedimet me Uashingtonin nëse do të zhvilloheshin, siç ka thënë ai, në mënyrë “të drejtë dhe të barabartë”.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij turk, zyrtari iranian ka thënë se është i hapur për masa që ndihmojnë në ndërtimin e besimit sa i përket programit bërthamor, mirëpo ka theksuar se qëndrimi ushtarak i Iranit nuk është i negociueshëm.

“Kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe raketat nuk do të jenë kurrë subjekt i negociatave”, ka thënë ai, duke shtuar se deri më tani nuk ka plane për negociata mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Araqchi i ka bërë këto deklarata teksa intensifikohet aktiviteti diplomatik në rajon për të parandaluar një përballje direkte mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë presidentit iranian, Masud Pezeshkian, se Ankaraja mund të shërbejë si ndërmjetësuese në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas Presidencës turke, Ankaraja është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Presidenca iraniane ka cituar Pezeshkianin të ketë thënë se çdo cikël negociatash do të varet nga braktisja e “veprimeve kërcënuese në rajon”.

Megjithatë, analistët besojnë se qëndrimi i Teheranit pasqyron ngurtësi të kahershme dhe jo një ndryshim domethënës.

Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, argumenton se qëndrimi negociues i Iranit ka mbetur i pandryshuar që nga fillimi i vitit 2025, pavarësisht presionit në rritje.

“Republika Islamike as nuk di dhe as nuk është e gatshme të mësojë se çfarë qasje të ketë ndaj presidentit amerikan Donald Trump”, ka thënë Vaez për Radion Evropa e Lirë.

Trump, në anën tjetër, ka kërkesat e veta.

Më 29 janar, ai ka thënë se Irani duhet të ndalë programin bërthamor dhe të ndalë “vrasjen e protestuesve”, duke pretenduar se këto kërkesa tashmë ua ka përcjell zyrtarëve iranianë.

Dy ditë më parë, ai ka thënë se një “armadë masive” është në drejtim të Iranit, dhe ka paralajmëruar se ajo mund të veprojë me “shpejtësi” nëse është e nevojshme, ndonëse ka shprehur shpresën për një “marrëveshje të drejtë” që do ta linte Iranin pa armë bërthamore.

Trazirat në Iran nisën më 28 dhjetor, të nxitura nga rritja e shkallës së inflacionit dhe zhvlerësimi i valutës vendore.

Edhe në vlerësimet më konservatore, numri i të vrarëve shkon në mbi 6.000.

Në matjet tjera, numri shkon në dhjetëra mijëra.

Autoritetet iraniane mohojnë përgjegjësinë, dhe fajin për vrasjet ua lënë të ashtuquajturve terroristë, të cilët pretendojnë se u përkrahën nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Raketa SHBA

Nga e njëjta kategori

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen tek sheshi “Skënderbej”

më shumë...

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht dronë dhe raketa!

më shumë...

Zjarr në Voskopojë, ndërhyrje me forca zjarrfikëse e pyjore! Terreni i vështirë pengon operacionin

më shumë...

Zjarr në kodrat pranë Selishtës, flakët përfshijnë ullishte dhe shkurre, era favorizon flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:25

Dita e 53-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:45

Zëdhënësi ushtarak i Iranit: Po prodhojmë vazhdimisht...

6:27

Zjarr në Voskopojë, ndërhyrje me forca zjarrfikëse...

5:59

Zjarr në kodrat pranë Selishtës, flakët përfshijnë...

5:53

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie...

5:42

Aksident i rëndë në Roterdam, përplasen dy...

5:29

Zjarr masiv në Spanjë, digjen mbi 32...

5:09

Trump: Amerikanët nuk janë kundër luftës me...

4:17

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Ervis...

4:05

Nafta kapërcen 200 lekë, shqyrtohet rikthimi i...

4:04

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në...

3:43

Fermerët në Dimal: Po falimentojmë, jemi zhytur...

3:23

FOTO/ Fëmija 1-vjeçar në burg me nënën...

3:10

Miratohet paketa e mbështetjes për personat me...

3:02

Berisha: Rama ka frikë nga protesta. Kreu...

2:22

Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi...

2:19

Policia Rrugore në aksion, mbi 4 mijë...

2:11

Lufta kushtoi 37.5 miliardë dollarë, sekretari i...

1:54

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

1:50

“Mbështetje financiare për policët e plagosur”, Lamallari:...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Fëmija 1-vjeçar në burg me nënën në Pojskë, ky është a...
  • Fermerët në Dimal: Po falimentojmë, jemi zhytur në kredi, nu...
  • Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë gjatë...
  • Po riparonte një defekt në rrjetin elektrik, humb jetën puno...
  • Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.