Subscribe

Prezantohet projekti i rehabilitimit të shtratit të lumi Buna. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe ai i jashtëm Ditmir Bushati ishin këtë të shtunë në lagunën e Velipojës për të prezantuar investimet që do ta kthejnë këtë zonë në një destinacion turistik.

 

“Kemi ardhur këtu në Lagunën e mbrojtur të Velipojës, për të parë nga afër mundësitë reale të zhvillimit të qëndrueshëm, por dhe duke mbrojtur këtë mrekulli të natyrës. Programi jonë për të pasur një ofertë të përbashkët me vendet e rajonit, sëbashku me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe vende të tjera, të bëjmë të mundur që këto zona ti ofrojmë si destinacione turistike për turistët.”

 

Klosi shtoi gjithashtu se për të dyfishuar vizitorët gjatë vitit 2018 në këto zona duhet investuar ne hotelet me 4 dhe 5 yje.

 

Projekti “Mbrojtja e Deltës së Lumit Buna” do të mundësojë ngritjen e plazheve pranë brigjeve të lumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *