Interi mund Napolin dhe rizgjon shpresat per vendin e trete dhe Champions Ligen sezonin e ardhshëm, por edhe i shërben me nje assist te mire Juventusit per te mbyllur gjithçka ne luftën per titull. Ne San Siro ka polemika qe ne minute e katërt kur Ikardi shënoi nga nje pozicion i dyshimte dhe napolitanet protestuan gjate,por gjyqtari e konsideroi te rregullt pozicionin e argjentinasit qe shijoi thirrjet e tifozëve ne kor. Ne fund te pjesës se pare, serish nje vertikalizim dhe Brozovic vulos rezultatin qe nuk do te ndryshoje deri ne fund te ndeshjes. Interi ngjitet ne kuotën e 61 pikëve, kur mbeten edhe 5 ndeshje deri ne fund. Ne Angli, askush nuk e njeh me Chelsin e vendit te 10 dhe Manchester Siti ka bere ne Londër çfarë ka dashur me blute. Kun Aguerro ishte njeriu i mbrëmjes me tripleten e tij qe  ngjiti ne kuotën e 21 golave ketë sezon dhe skuadrën ne 60 pike. Ne minute e 33 një kundërsulm perfekt i De Brojne Aguerros dhe ky i fundit ka finalizuar pa probleme. Ne pjesën e dyte ne te 54 serish nje kundërsulm kap Chelsin ne befasi dhe Nasri pason ne momentin e duhur per Aguerron qe dyfishon shifrat. Ne fund Kurtua rrezon Fernandinjon brenda zonës penallti dhe karton i kuq. Aguerro ndaj Begovic nuk fal dhe 3-0. Ne Portugali, Sportingu i Lisbonës ka patur nje transferte te vështire ne fushën e Moreirenses, por Islam Slimani mjafton dhe tre pike te çmuara shkojnë ne kryeqytet. Skuadra surprize e këtij sezoni ne Portugali ka qenen minimaliste, por ne fund tre piket ishin mjaft te çmuara ne luftën per titull. Slimani ne minute e 16 ka gjetur këmben dhe ka devijuar ne rrjete atë top te ardhur nga e djathta dhe Sporting e sheh veten ne vendin e pare me nje pike me shume se Benfika.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *