E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

INSTAT: 8.5 milion shtetas kanë hyrë në vendin tonë në 6 muaj. Zbehet trendi i rritjes së turistëve të huaj

Të dhënat zyrtare që vijnë nga Instituti i Statistikave konfirmojnë se edhe për  muajin qershor shifrat e turistëve që kanë hyrë në vendin tonë kanë shënuar rritje, por trendi është më i ulët se një vit më parë.

Reklamë

Gjatë muajit qershor në vendin tonë kanë hyrë 2 milion shtetas, nga 1.9 që ishte kjo shifër në qershorin e një viti më parë, me një rritje prej 7.6% . Nga kjo shifër 1.3 milion janë shtetas të huaj.

Edhe si 6-mujorë të dhënat flasin për një rritje të shifrave krahasuar me vitin që lamë pas.

Reklamë

Si 6-mujor kanë hyrë në vendin tonë 8.5 milion shtetas nga 8 milion të regjistruar në 2024 me një rritje prej 6.3%. Nga kjo shifër 4.7 milion janë turistë të huaj.

Të dhënat konfirmojnë se trendi i rritjes së turistëve të huaj është ngadalësuar me një rritje 4.8% si 6-mujor. Më herët operatorët turistik janë shprehur se dhe korriku nuk është një muaj sipas pritshmërive.

Në përfundim të pikut të sezonit do të ketë një panoramë më të qartë të ecurisë si dhe me një reflektim mbi masat që duhen marrë për të ruajtur trendin e viteve 2023-2024./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë