Inspektimi online i bizneseve do te shtrihet ne te gjithë Shqipërinë. Lajmërimi vjen nga kryetari i inspektoratit shtetëror Shkelqim Hajdari, i cili tha se ky projekt do te nise zbatimin ne fund te qershorit.

 

Ai tha se sistemi i aplikuar fillimisht në Tiranë ka dhënë rezultate pozitive, duke luftuar paligjshmërie, duke siguruar cilësi te ushqimeve për konsumatorin e dhe duke kontrolluar inspektoret te gjate punës se tyre.

 

Ketë te hëne, kryeinspektori Hajdari zhvilloi një takim me inspektorin e përgjithshëm francez Jean Pierre Dalle, ku binjakëzuan dy institucionet. Kryeinspektori francez vlerësoi ketë reforme, për mënyrën sesi është menaxhuar dhe aplikuar ne terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *