Infermierët që janë në frontin e parë të luftës me Covid 19 janë kontingjenti më i rrezikuar për tu prekur nga infeksioni.

Sipas kreut te sindikatës Sabri Skëndri mungesa e theksuar e mjeteve mbrojtëse ka bërë që deri më sot të kemi 45 infermierë në shkallë vendi të infektuar, pjesa dërrmuese në zonat rurale.

Skëndri thotë se apeli i sindikatës pak muaj më parë për rritje të pagës nuk është marrë në konsideratë nga autoritetet.

Në të gjithë sistemin shëndetësor në rang vendi operojnë 13 mijë infermierë. Risku për tu infektuar mbetet i larte pasi ata i japin ndihmën e parë të prekurve nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *