E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Infektohet me COVID një punonjës në burgun e Shënkollit

Një person është konfirmuar pozitiv me koronavirus në qytetin e Lezhës këtë të enjte. I infektuari është një punonjës policie që shërben në burgun e Shënkollit.

Burimet bejne me dije se punonjesi i burgut po mbahet nën kontroll, ndërsa po gjurmohen kontaktet.

Reklamë

Aktualisht, Lezha shënon 5 raste aktive me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, në vend u regjistruan 66 të prekur me COVID, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 1788.

Po ashtu, 1 tjetër pacient, 67 vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën në spitalin Infektiv, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë