Është mbyllur këtë të premte shkolla 9-vjeçare numër 1 në Krujë.

Shkak është bërë infektimi i katër mësuesve me COVID-19 dhe i disa nxënësve. Vendimi për pezullimin e mësimit u mor nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa shkolla do të qëndrojë e mbyllur për dhjete ditë.

Mësimi gjatë këtyre ditëve sipas Drejtorisë Rajonale të Arsimit do të zhvillohet online permes platformës “akademia.al”.

Në shkollën numër 1 të qytetit të Krujës mesojne mbi 600 nxënës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *