E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

India arrin shifra të frikshme, mbi 4 mijë viktima në ditë nga Covid

Ndryshe nga Europa ku situate e covid-19 është përmirësuar ndjeshëm, ka vende të tjera në botë që po kalojnë momente dramatike.

Mes tyrë më së shumti është India, vend me bilanc alarmant gjatë javeve te fundit.

Reklamë

Për herë të parë India ka regjistruar mbi 4 mijë viktima në 24 orë.

Bashkë me 4187 viktimat e ditës së dielë, në total ky vend i madh aziatik regjistron tashmë 238 mijë e 270 viktima.

Reklamë

Ndërkohe shifrat e të prekurve në 24 orët e fundit kanë shkuar në 401 mijë ndërsa në total në Indi që nga fillimi I pandemisë e deri tani llogariten 21.9 milionë raste.

Por nuk mbaron me kaq, ekspertet thonë se piku I pandemisë nuk do të vijë para fundit të majit, cka e rrit edhe më shumë shqetësimin.

Problem tjetër në këtë vend është fakti që virusi ka pësuar mutacion dhe është bërë edhe me rezistent.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë