E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Inceneratori i Tiranës shkon në gjyq, 12 të pandehurit akuzohen për “shpërdorim detyre”

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim fraksionin e parë të dosjes së Inceneratorit të Tiranës.

Tashmë të 12 të pandehurit do të duhet të përballen me gjykimin në themel.

Reklamë

Prej tyre, vetëm tre kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Megjithatë për këtë kërkesë, Gjykata do të shprehet seancën tjetër, me një tjetër trupë nëse do ta pranojë apo jo gjykimin e shkurtuar.

Reklamë

Hetimet për të arrestuarit e parë të inceneratorit të Tiranës u mbyllën më dy gusht, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyrë në bashkëpunim, një vepër penale kjo që nëse të pandehurit shpallen fajtorë nga Gjykata, mund t’u kushtojë atyre deri në shtatë vjet heqje lirie.

Në dhjetor të vitit të shkuar, SPAK lëshoi 12 fletëarreste, në të cilat përfshihej edhe i ish- ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar më herët për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.

Koka, tashmë i dënuar me vendim të formës së prerë për impiantin e mbetjeve të Elbasanit me gjashtë vjet e tetë muaj burg, do të përballet me një tjetër proces gjyqësor, teksa është në pritje për vendimin e Apelit për inceneratorin e Fierit.

Për vartësin e tij, numrin dy të ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, dosja u dërgua për gjykimin në nëntor, duke u veçuar nga të pandehurit e tjerë, pasi akuzohet për korrupsion pasiv.

SPAK në mbyllje të hetimeve tha se dhënat nga studimi i fizibilitetit ishin fiktive me qëllim për të rritur tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore në 29 Euro për  tonë./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë