Dëshmitarët e parë të pyetur në Komisionin Hetimor, janë Administratori i shoqerisë “Intergrated Technology Servis” shpk, Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë “Albtek Energy” shpk, Arjan Baci.

 

Dëshmitarët janë caktuar të dëshmojnë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas shpalljes në kërkim të pronarëve të shoqërive Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Dëshmitarët deklaruan se nuk e njohin Stela Gugalljan.

 

Dëshmitari Arjan Baci theksoi se inceneratori i Elbasanit ishte funksional dhe prodhonte energji elektrike, por pyetjes se kryetares se Komisionit Hetimor se nga të dhënat e ERE shoqëria Albtek Energy nuk njihet si prodhues energjigje, si ka prodhuar energji kur nuk njihet nga ERE si prodhues, dëshmitari Arjan Baci u përgjigj se nuk ka patur arkëtime nga shitjet e energjisë.

 

Jorida Tabaku thëksoi se kompania ka marre kredi me garanci sovrane gjatë pandemise për të paguar paga.

“U mor kredi bankare gjatë pandemisë për paga rreth 4 mijë euro”, tha Tabaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *