Në nisje të mbledhjes së Komisionit Hetimor lidhur me çështjen e inceneratorëve, kryetarja Jorida Tabaku sqaron kërkesën e PD bërë dy muaj më parë për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit me dy muaj.

 

“Kemi bërë kërkesë për shtyrjen e punimeve të komisionit hetimor me dy muaj. Kërkesa është bërë që në datën 20.12.2021 drejtuar Kuvendit. Këtë kërkesë ne e diskutuam në 19 janar por nuk patë vullnet politik. Ky është një sqarim i bërë për të kundërshtuar gojët e liga që flasin pa ditur faktet e prova për punën e Komisionit Hetimor të trajtimit të mbetjeve. Interesi publik ishte për të ditur nëse kemi kërkuar apo jo shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor dhe kjo kërkesë është bërë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *