Për ministrin Eduard Shalsi, presidenti Ilir Meta ka treguar qartë se nuk e do reformën në drejtësi.

 

Ai deklaroi nga studioja e “Quo Vadis” se Meta u detyrua të japë votën pro për reformimin e sistemit gjyqësor.

 

“Çdo ditë disa nga deklaratat e tij dëshmojnë edhe qartasi edhe disa pozicione të cilat hera herës i ka maskuar. Siç është ai i reformës në drejtësi. Që është shprehur disa herë me tone kritike në reformën në drejtësi. Jo vetëm që është shprehur me tone kritike, por dukshëm nuk ka qenë asnjëherë në mbështetje të reformës. E ka votuar në parlament, i shtrënguar, i forcuar, ndoshta pa dashje. Po them ndoshta në thonjëza. Por të gjitha deklaratat e tij janë të tilla, vijimësisht, që nuk e ka dashur dhe nuk e do reformën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *