Subscribe

Nga viti i ardhshëm të gjithë pensionistët dhe shtresat vulnerabël do të pajisen me një llogari bankare, e cila do të jetë pa kosto.

Deputetja e PS Milva Ikonomi dha më shumë detaje rreth këtij projektligji. E ftuar në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun, Ikonomi tha se ky vendim erdhi pasi është e parashikuar në kapitullin 9 në procesin screening.

Ajo shtoi se ky vendim do pilotohet në zona të veçanta, e ëpr tu shtrirë më pas në të gjithë vendin.

Deputetja tha gjithashtu se Banka e Shqipërisë është në diskutim me bankat e nivelit të dytë për humbjet buxhetore që do kenë këto të fundit.

Por për të gjithë ata pensionistë që kanë vështirësi në përdorimin e bankomatit, Ikonomi tha se do të jenë në dispozicion të tyre edhe sportelet fizike, duke e lënë në dorë të të moshuarve se si do e bëjnë tërheqjen e pensionit.

Intervista e plotë:

-Pse u gjykua e udhës që pensionistët të përdorin bankat dhe automatët për të tërhequr pensionin e tyre?

Kjo nuk është vetëm për pensionistët. Shqipëria po integrohet me BE dhe në procesin screening të diskutohet për të gjithë kapitujt. Një kapitull i rëndësishëm është kapitulli 9, i shërbimeve financiare, e cila kërkon që në shqipëri të bëjmë implementimin e direktivave të BE të nxjerra që në 2014. Ajo që na kërkohet në doemos është që të zbatojmë edhe strategjinë e pagesës. Duke bashkëpunuar me Bankën Botërore, ne të biem dakord së bashku që të bëjmë implementimin e pagesave edhe për ata që nuk kanë një llogari bankare. Pjesa më e madhe e pensionistëve nuk kanë llogari bankare për shërbimet bazike dhe personat me aftësi të kufizuar apo ata me ndihmë ekonomike.

-Si i bëhet për ata pensionistë që nuk kanë llogari bankare dhe të mos ndihen rehat me përdorimin e bankës dhe automateve. Si do bëhet halli i tyre?

Ato ente që ngarkohen për zbatimin e enteve janë Banka e Shqipërisë, banka e nivelit të dytë dhe shoqëritë e kursim kredive. Janë disa ente të cilat janë për shërbimet bazike. Me kosto shumë të ulët ose zero. Për këto rast, është mungesa e fitimit të bankave të nivelit të dytë dhe për këtë po bën negociata banka qëndrore .

A do të jenë të detyruara të gjithë pensionistë që do e tërheqin në bankë, apo do ngelet në dorën e tyre që të përdorin mënyrën e vjetër?

Kur merret një vendim i këtij lloji, është vendim politik. Ne kemi menduar që ky projketligj të hartohet me rregullat e përgjithshme dhe të pilotohet në zona të veçanta.

Do pilotohet në zona të veçanta dhe pastaj do shpërndahet në të gjithë shqipërinë. Pensionistët do zgjedhin se si do e marrin shërbimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *