Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 November 2025
Vizion fokus

Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë...

Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

Mbi 300 nxënës dhe 12 mësues rrëmbehen në një...

Aksident fatal në një cirk në Itali, akrobati humb...

Rubio mohon akuzat e senatorëve: Plani për Ukrainën është...

Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

Trump vlerëson Mamdanin: Ai mund të bëjë një punë...

Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

Vendet e G20-ës kërkojnë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit...

SHBA shton presionin ndaj Zelenskyt: Nëse nuk e pranon...

I zhdukur prej 5 ditësh, asnjë gjurmë nga 63-vjeçari nga Berati që shkoi për peshkim në Vjosë! Nuk gjenden as sendet personale

20 Janar 13:57

Pesë ditë pas zhdukjes së 63-vjeçarit Ëngjëll Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht, nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Mister mbetet fakti që nuk është gjetur asnjë send personal i tij, si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari.

Lexo edhe :

Related Posts

Doli për peshkim në lumin Vjosa dhe u zhduk, 63-vjeçari nga Berati dyshohet se është mbytur, vuante nga zemra

Për më tepër, celulari i 63-vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes, teksa kishin nisur kërkimet për të.

Familjarët dhe miku i tij 64-vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por nuk përgjigjej askush.

Kërkimet janë shtrirë edhe në kanalin Vjosë – Levan – Fier, që lidhet me lumin Vjosa, madje një grup familjarësh po kontrollojnë këtë zonë prej dy ditësh, duke iu bashkuar kështu operacionit të kërkimeve nga policia dhe ekipit të polumbareve.

Megjithatë, nga 63-vjeçari nuk ka asnjë gjurmë. Krahas kërkimeve, sektori i krimeve në komisariatin e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ëngjëll Kanani është baba i dy fëmijëve. Bashkë me një shokun e tij, të dy me banim në Berat, prej tre vitesh ushtronin peshkim amator në lumin Vjosa.

Ditën e zhdukjes, të enjten e javës që shkoi, dy shokët janë parë të peshkonin në vende të ndryshme në zonën e Kashishtit.

Miku i tij ka deklaruar në polici se kishin lënë takim dhe orar për t’u takuar, por 63-vjeçari nuk erdhi në vendin ku kishin lënë takim. Pas disa orësh, pasi 63-vjeçari nuk përgjigjej në telefon, miku i tij denoncoi zhdukjen. Kërkimet vazhdojnë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Ëngjëll Kanani Lumi Vjosa

Nga e njëjta kategori

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

më shumë...

Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

më shumë...

Lumi Vjosa rikthehet në shtrat, bie niveli i ujit, emergjencat civile vijojnë të jenë në gatishmëri

më shumë...

Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Plloçë, qarkullimi devijon përmes bypass-it provizor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i mo...
  • EMRAT/ Makina del nga rruga në Vlorë dhe përfundon në kanal...
  • Dënohet grupi i dytë i “Metamorfozës”, 12 vjet burg për ish-...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.